‘Hi syve’: Ministria e Financave del me njoftim për shtesat e fëmijëve

Në kohën kur janë shtuar pakënaqësitë qytetare për shkak të situatës me energji elektrike, grevave dhe çmimeve të larta, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka dalë me njoftim se hapet aplikimi për shtesat për fëmijë – do t’i marrin edhe ata që kanë lindur në vitin 2012

“Sot hapet aplikimi edhe për fëmijët e lindur nga 1 janari i vitit 2012 që të përfitojnë nga Shtesat për Fëmijë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, të shpërndarë edhe faqja e Qeverisë së Kosovës.

Reduktimet janë shpeshtuar dukshëm ditëve të fundit.

Një ashtu sot ka nisur edhe greva e arsimit, rrjedhimisht mësimdhënësit grevistë nuk i kanë marrë pagat e plota.

Ndërsa, përveç mësimdhënësve është raportuar se pa paga kanë mbetur edhe personeli shëndetësor i QKMF’ve në Prishtinë dhe zjarrfikësit.