Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, sot nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se edhe diktatori i Koresë së Veriut ia ka lakmi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ky shkrim i tij vie pas ndaljes së pagës nga qeveria për mësimdhënësit grevistë.
Ai gjithashtu potencon se 1 shtatori është simbolikë se qytetarët kanë rënë pre e mashtrimit të Kurtit dhe ministrave të tij, të cilët ai i quan të padijshëm dhe të paaftë.
“”1 shtatori” është dita simbolike që tregon se qytetarët e Kosovës janë mashtruar rëndë nga këta politikanë që marrin guximin t’ua ndalin pagën arsimtarëve të këtij vendi. Albin Kurtit mund t’i lakmojë edhe diktatori i Koresë së Veriut.
Të padijshmit dhe të paaftit, Albin Kurti dhe ministrat e tij, pasi që e kanë bllokuar buxhetin e shtetit dhe po e mbajnë në sirtare sikur të ishte buxhet i shtëpive të tyre, këta njerëz po e bllokojnë edhe arsimin në Kosovë e çdo fushë tjetër.”
Ai kërkoi sqarime nga kryeministri Kurti dhe ministri Murati, sic thotë ai, për bllokimin e buxhetit të shtetit, duke e përmendur edhe Martin Berishaj dhe “marrëveshjen e tij me GEN-in e Serbisë”.
“Albin Kurti dhe Hekuran Murati duhet t’ua sqarojnë qytetarëve të Kosovës se përse po e mbajnë të bllokuar buxhetin e shtetit? A janë duke i ruajtur ato para që t’i përdorë sekseri i tyre Martin Berishaj për marrëveshje me GEN-in e Serbisë?” – shtoi sekretari i PDK-së, Gjoshi.