E revoltuar ndaj diskriminimit që i bënë organizatorët e protestës në Kosovë, Dafina Zeqiri: Na bërtitën dhe..

Prej disa ditëve tema kryesore e mediave është abuzimi seksual ndaj 11-vjeçares nga pesë burra në Prishtinë. Ky rast i rëndë ka tronditur opinionin publik dhe ka bërë që shumë persona të reagojnë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

Edhe personazhet e njohur të ekranit kanë vendosur që rrjetet e tyre sociale t’i përdorin për të ngritur zërin rreth këtij fenomeni. Një ndër to është edhe Dafina Zeqiri, e cila gjithashtu ishte pjesë e protestës së organizuar në Prishtinë.

E revoltuar ndaj diskriminimit që i bënë organizatorët e

Në disa komente në “Instagram” të bëra nga fansat e këngëtares, e përgëzonin atë për pjesëmarrjen e saj dhe ndikimin që ajo ka si artiste. Mirëpo aty ka ardhur dhe reagimi i Dafinës, e cila u shpreh se ajo dhe ekipi i saj u ‘diskriminuan’ nga organizatorët duke i mos lënë të dukeshin në protestë.

Sipas asaj organizatat janë për të bashkuar njerëzit për të drejtat e njeriut dhe për rastin e 11-vjeçares. Ajo shtoi se me sjelljen ndaj artistëve ishin habitur dhe njerëzit e tjerë rreth tyre dhe nuk e kuptuan përse u sollën në atë lloj forme me ta.

E revoltuar ndaj diskriminimit që i bënë organizatorët e

“Ndërsa “organizatorët” e kësaj organizate që ne e suportuam dhe u munduam t’i ndihmonim që ta mbledhin sa më shumë njerëz në protestë për të drejtat e femrave, na diskriminuan në protestë duke na bërtitur që nuk kemi të drejtë të shihemi në protestë! Skemi të drejtë të afrohemi dhe duke na bllokuar me njerëzit e tyre.

Një organizat serioze është për të gjithë popullin për të na bashkuar për të luftuar për të drejtat tona, për të drejtat e njeriut! Për të drejtat e asaj vajze! Për atë arsye jemi mbledhur të gjithë!

Ishin plot vajza afër nesh që nuk e kuptuan përse po bënin një sjellje të tillë ndaj nesh. Na behët qejfi që pamë shumë njerëz në këtë protestë! Protestat janë për të na bashkuar dhe jo për të na ndarë!”– shkroi Zeqiri.