Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, sjell në jetë vajzën

Prezantuesja e njohur shqiptare Arbana Osmani, është bërë nënë për herë të tretë.

Ajo solli në jetë një vajzë e cila quhet Zoi.

“Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, ka shkruar moderatorja.

Arbana tashmë u bë me tre fëmijë pasi ka dy djem.