Agim Ademi së bashku me ambasadorin amerikan po e shohin nga afër ndeshjen Kosovë – Armeni

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave po luan ndaj Armenisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Dardanet pas 45 minutave të para janë duke barazuar 0-0.

E këtë takim nga afër po e shikon edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi së bashku me ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Ka qenë i pari i FFK-së që ka publikuar fotot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili është një adhurues i madh i futbollit dhe përkrahës i Përfaqësueses së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Agim Ademit:

Me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2023 për femra, Kosova – Armenia.

Ambasadori Hovenier gjithmonë afër futbollit dhe Kombëtares së Kosovës.

Faleminderit për mbështetjen Ambasador!
Thank you USA!