Shyhrete Behluli dhe Engjëllusha Saliu lajmërohen nga protesta: Mbrojtje për vajzat dhe gratë

Sot në kryeqytet po protestohet për të kundërshtuar dhunën ndaj grave. Protesta po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Me një imazh në InstaStory nga protesta është lajmëruar edhe këngëtarja Shyhrete Behluli bashkë me të bijën, Engjëllushe Salihu.

” Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, kishte shkruar në mbishkrim artistja e hiteve popullore,

Kujtojmë se protesta po mbahet pas rastit ku ditë më parë një 11 vjeçare u dhunua në Prishtinë nga pesë persona.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.