Është duke vazhduar protesta në Prishtinë, pas rastit të përdhunimit të një vajze 11 vjeçare nga pesë persona.
Protestues të shumtë janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë dhe më pasë kanë marshuar drejt disa institucioneve shtetërore të drejtësisë.
Më pas ata kanë ndaluar pranë ndërtesës së qeverisë të Kosovës, nga ku kanë brohoritur “marre, marre”, kështu duke kërkuar llogari për përdhunimin e 11 vjeçares.