“A mendon se puth mirë?”, si reagoi Ermal Fejzullahu ndaj pyetjes së sikletshme

Ermal Fejzullahu është vënë përpara një pyetje tepër të sikletshme. Këngëtari nga Kosova ka qenë i ftuar në emisionin “Prive Reality”, ku është zhvilluar një lojë duke iu përgjigjur disa pyetjeve të rastësishme. Pyetja që i ra këngëtarit të famshëm ishte “A mendon që puth mirë?”

Ai tha se kjo pyetje i duhet bërë nënës së fëmijëve të tij, Ariana Fejzullahu. “Duhet t’ja bëjmë Arianës këtë pyetje… Po”, tha ai. Kujtojmë që ka ditë më parë këngëtari festoi 34 vjetorin e lindjes dhe urimin më të bukur e mori nga partnerja e tij, e cila shkroi fjalët më të ëmbla për të.

“Faleminderit për kujdesin, gëzimin dhe dashurinë që na mbush çdo ditë të jetës sonë. Gëzuar ditëlindjen dashuri, të paçim gjithë jetën”, shkroi Arjana krahas një fotoje me Ermalin.