Vuçiq për targat: Nuk shoh zgjidhje për momentin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk po sheh zgjidhje aktuale për çështjen e targave, lidhur me reciprocitetin e paralajmëruar nga kryeministri kosovar, Albin Kurti.

”Nuk shoh zgjidhje për momentin, nga 1 shtatori do tentojnë të ndryshojnë targat”, është deklaruar Vuçiq kur u pyet për të komentuar Josep Borrellin i cili deklaroi se do të nxisë një çështje që të ketë zgjidhje edhe për targat.

Siç citohet të ketë thënë, Vuçiq është shprehur se Kosova dhe Prishtina do të vazhdojnë fushatën e saj nga 1 shtatori dhe do të përpiqen t’i detyrojnë serbët të ndryshojnë targat në automjetet e tyre.