Parandalohet një grabitje e armatosur në Pejë

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka njoftuar se ka parandaluar një grabitje të armatosur në qytetin e Pejës.

Në një komunikatë për media, policia ka është bërë me dije se sektori rajonal për hetime në Pejë, ka pranuar një informatë sipas të cilës dyshohej që disa persona ishin duke u përgatitur për të kryer grabitje të armatosur në qytetin e Pejës.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, Hetuesit Rajonal kanë reaguar me kohë ku pas analizimit të informatës dhe pas një pune hetimore/operative, kanë arritur të identifikojnë vendndodhjen e personave të dyshuar ndërsa me datë 29.08.2022 kanë arrestuar tre (3) persona të dyshuar. Njëri nga personat e dyshuar me inicialet F. G. është shtetas i Republikës së Kosovës ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet S. M. dhe M. B. janë shtetas të Republikës së Shqipërisë”, ka njoftuar policia.

Personat e dyshuar të arrestuar janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit, tre personat e dyshuarit janë ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti është nën hetime.