Aktivistja Rexhepi: Ka dështu edhe nëna e vajzës

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga 5 persona në Prishtinë,

Aktivistja Xheraldina Rexhepi tha se dështuan të gjithë. Ajo pati kritika edhe për prindërit e 11-vjeçares.

“Nuk ka dështu shteti, nuk ka dështua asnjë institucion. Kemi dështu krejt. Hallka e parë, institucioni i parë është familja: familja ka dështu. Ka dështu nëna e asaj vajze që s’e ka ditë ku e ka vajzën shtatë orë, kanë dështu prindët e atyre djemve që i kanë eduku në mënyrën që me e bë krim makabër dhe mos me u ndi fajtorë”, tha ajo.

Rexhepi tha se duhet “ta nisim ndryshimin prej vetvetes”.