Policia e Kosovës dje ka raportuar për të shtëna armësh në Leposaviq, në drejtim të një lokali ku gjendej një zyrtar policor.
Sipas policisë, zyrtari policor është përgjigjur sulmit me armën zyrtare, ndërsa të dyshuarit janë larguar me veturë në drejtim të panjohur.
Rasti në raportin 24-orësh të policisë është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.
Njoftimi i plotë:
Leposaviq 28.08.2022-17:10.Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali, pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendngjarje (lokal) ndodhej një mashkull kosovar (zyrtar policor) i cili është përgjigjur me armë zyrtare. Personat e dyshuar janë larguar me një veturë në drejtim të panjohur, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore për trajtim të mëtutjeshëm të rastit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.