Një shtetas i Serbisë është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti ka tentuar të futet në territorin e Kosovës nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën, teksa Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.
“Zubin Potok 24.08.2022 – 17:00. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili ka prezantuar një dokument të falsifikuar. Pas verifikimit përmes sistemit zyrtar është verifikuar se i njëjti ka hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës. Rasti nën hetime”, njofton Policia.