Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, gjatë qëndrimit në Stamboll, ku po merr pjesë në hedhjen e shortit të Conferece Leagu, ka takuar sot numrin një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin
Gjatë bisedës, Ceferin ka treguar edhe njëherë gatishmërinë për ta ndihmuar futbollin kosovar me projekte të ndryshme.
“Mora përgëzimet e tij për kualifikimin e FC Ballkani në fazën grupore të UEFA Conference League, teksa theksoi se ky sukses lidhet me ju si udhëheqës i mirë dhe i përkushtuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë”, ka shkruar Ademi ndër të tjera në Facebook.
Postimi i plotë i Agim Ademit:
Presidenti Aleksandër Çeferin gjithmonë i afërt dhe i gatshëm për mbështetje të federatave nga shtetet e vogla si Kosova.
Mora përgëzimet e tij për kualifikimin e FC Ballkani në fazën grupore të UEFA Conference League, teksa theksoi se ky sukses lidhet me ju si udhëheqës i mirë dhe i përkushtuar në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Po ashtu, më uroj që arritjet e tilla të klubeve tona të jenë të vazhdueshme.
E falënderova për urimin dhe fjalët e veçanta dhe vura në pah se pikërisht përkrahja e tij dhe UEFA-s për të gjitha projektet e FFK-së ka bërë që futbolli i Kosovës të kalojë në një nivel tjetër.
Faleminderit President Çeferin!
Faleminderit UEFA!