Raporti në mes rep-artistit Mozzik dhe reperes Loredana, mbetët ende në fokus të mediave edhe pse ka kohë që dyshja janë ndarë.
Videoja e fundit e publikuar nga Lori e cila u bë virale në rrjete sociale nga fansat u pa si dedikim për Mozzin, shkruan lajmi.net.
Në videon e publikuar, ajo ka treguar se si do të reagonte nëse do t’i shkruante ish-partneri.
“Oh, dreqin…Ja ku ia nisëm përsëri”, thuhej në audio.
Pas shumë komenteve erdhi edhe reagimi i vetë Lorit e cila e mohoi se është dedikim.
“Është thjesht një trend, njerëz!”, shkroi ajo e më pas i ndali komentet.