Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi menjëherë pas hedhjes së shortit për Ligën e Konferencës në të cilin morti pjesë edhe Ballkani ka takuar presidentin e Federatës çeke, Petr Fousek
Ballkani në fazën e grupeve do të ndeshet me gjigantin çek, Slavia Praha derisa numri një i kësaj federate ka premtuar se do të jetë në Prishtinë për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje.
“Presidenti i Federatës së Futbollit të Çekisë, Petr Fousek e mirëpret kampionin tonë, FC Ballkani në Çeki, teksa paralajmëron se në ndeshjen e Ballkanit me Slavia Praha do të rikthehet në Kosovë, pasi për herë të parë ka qenë në edicionin 2016/17 si ekspert i UEFA-s kur ishte i deleguar në FFK për ta rregulluar organogramin dhe formimin e sektorëve të administratës sipas UEFA-s”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook.