Presidetja Osmani ‘huqë’ me Gjuhën Shqipe, profesori ia gjenë gabimet

Presidentja e vendit rrahë gjoks se është shkolluar në Amerikë, dhe se ka njohuri dhe diapozon të gjerë të dijes, por ajo së fundi me një postim në rrjetin social Facebook, ka “masakruar” gjuhën shqipe.


Duke u munduar të shkruaj pa gabime, edhe pse si presidente i takon që të minimalizoj gabimet në të gjitha fushat, ajo një fjalë e ka shkruar gabim.

Dhe për këtë në rrjete sociale ka reaguar profesor Ilmi Rexhepi duke treguar se si shkruhet.

Psotimi i plotë:  

I përqëndruar apo i përqendruar?

Dje, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar:

 

“Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.”

E shkruar gabim në këtë pjesë teksti të presidentes është fjala “të përqëndruar”, që duhet të shkruhet “të përqendruar”.

Dallon mbiemri “i qëndruar” me mbiemrin që ka për qëllim presidentja “i përqendruar”, sikurse dallojnë ndërmjet vete foljet “qëndroj” dhe “përqendrohem”.

Thjesht, mbiemri i nyjshëm “i përqendruar” ka të bëjë me qendrën dhe jo me qëndrimin.

Thuhet e shkruhet: Vëmendje e përqendruar, nxënës i përqendruar…