Numri një i FFK-së Agim Ademi po qëndron në Stamboll, takohet me njerëz eminent të futbollit evropian

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi  po qëndron sot në Stamboll të Turqisë me ftesë të UEFA-së, ku po merr pjesë në shortin për Champions League, shkruan Demokracia.com.

Ademi gjatë kësaj vizite ka pasur takime të shumta me njerëz eminent të futbollit.

Demokracia.com, ka siguruar një fotografi ku ai shihet i shoqëruar me legjendën portugeze ish-futbollistin e famshëm  Luis Figon, me të cilin ka diskutuar për futbollin kosovar dhe mundësinë e bashkëpunimit për ngritjen profesionale të futbollit tonë.

Ceremonia e hedhjes së Shortit për Fazën e Grupeve në Ligën e Kampionëve nis sot nga ora 18:00.

Të kujtojmë se pjesë e garave ndërkombëtare nga Superliga e Kosovës është Ballkani që sonte luan me Shkupin dhe në rast fitoreje do të kualifikohet ën fazën e Grupeve në Conference League.