Godet këmbësorin me veturë në Ferizaj, e dërgon në emergjencë dhe largohet

Një person ka pësuar lëndime pasi është goditur nga një veturë në Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari e ka dërguar viktimën në emergjencën e Ferizajt dhe është larguar.

Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njofton policia në raportin 24 orësh.