Dy artistët të suksesshëm të estradës shqiptare po bashkojnë edhe një herë forcat për një bashkëpunim të radhës
Bëhet fjalë për DJ Gimi-O dhe këngëtaren e re, Alketa të cilët janë drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.
Kështu kanë bërë të ditur dyshja përmes një postimi në llogaritë e tyre përkatëse teksa kanë publikuar edhe një pjesë të shkurtër të këngës.
Të dy kanë njoftuar se projekti do të jetë një tjetër ripërpunimi i këngës së njohur shqipe “Kqyrni shoqe” ndërsa pritet të publikohet më 1 shtator (e enjte).
“01.09/23:59. Kqyrni shoqe… a jeni gati”, ka shkruar DJ i njohur në mbishkrimin e videos që postoi në Instagram.