Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se audienca e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi nuk është presidenti serb, Aleksander Vucic por janë Washingtoni dhe Brukseli.
Ajo ka kujtuar edhe dy marrëveshjet historike të vendit tonë në Rambouillet dhe Vienë të cilat sollën lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndërsa, në këto dy marrëveshje shteti serb kishte kundërshtuar ashpër.
”Po e ripërsëris, audienca e Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi nuk është Vucici. Serbia edhe mund të mos pajtohet me marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke në qendër. Tek e funidt, nuk janë pajtuar as në Rambuje (marrëveshje e cila na e solli lirinë) e as ne Vienë (marrëveshje e cila na e solli pavarsinë),” shkroi ajo.
Sipas ish-ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara rruga kryesore dhe që duhet ndjekur për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO është t’i bindim Washingtonin dhe Brukselin që jemi serioz dhe të përgatitur.
”Audienca jonë janë Washingtoni dhe Brukseli. Ata duhet t’i bindim se jemi serioz dhe të pregaditur. Ata mbajnë çelësin e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO,” përfundoi ajo.