Agim Ademi i bashkohet festës, suksesin e Ballkanit e cilëson si historik

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka uruar FC Ballkanin për suksesin e jashtëzakonshëm duke i arritur majat e futbollit kosovar, futjen në fazën e Grupeve në Ligën

Ai përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar këtë sukses historik.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

HISTORIKE ⚽️🇽🇰

FC Ballkani kualifikohet në fazën e grupeve në UEFA Conference League 👏👏🏆🧡🖤

Për herë të parë një klub nga Kosova do të marrë pjesë në këtë fazë të garave në ligat evropiane.

Një ëndërr e kahmotshme e bërë tashmë realitet.

Një objektiv që pak vite më parë dukej i vështirë për t’u arritur, por që me punën e përbashkët dhe investimet e të gjithëve në ngritjen e cilësisë së Superligës tanimë është përmbushur.

Pra, tani edhe në mënyrë faktike futbolli ynë ngritet në një dimension tjetër, gjithnjë me synimin e qartë për t’u përmirësuar në vazhdimësi në të gjitha segmentet.

Ky nuk është vetëm sukses i FC Ballkanit, por i mbarë futbollit të Kosovës.

Përgëzoj futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozerinë e FC Ballkani dhe gjithë qytetarët e Kosovës për këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Urime dhe ju priftë e mbara në fazën e grupeve!

E FC Shkupit i dëshiroj fat herave tjera në garat evropiane dhe shumë tituj kampioni në Maqedoninë e Veriut!

Urime Kosovë!