Ylli 17-vjeçar i “Stranger Things”, Noah Schnapp ka vendosur të bëjë një jetë të thjeshtë ashtu sikurse çdo gjimnazist.
Aktori që luan në një nga serialet më të suksesshëm të Netflix, pranoi se ka bërë një punë verore si roje shpëtimi, gjë që sipas të cilit kjo “e ka mbajtur me këmbë në tokë”.
Gjatë një interviste, aktori ka thënë se puna ishte më shumë për argëtim. “Unë jam rritur me një jetë normale, miq normalë dhe gjëra jashtë Stranger Things. Kështu që kjo më ka mbajtur me këmbë në tokë.”, tha aktori, teksa shtoi se pritet të nisë studimet në Universitetin e Pensilvanisë për biznes.
Megjithëse, ai do ta vazhdojë ta ndjekë pasionin për aktrimin, ai dha një shpjegim se përse donte të vazhdonte universitetin. “Aktrimi ishte thjesht një gjë e përsëritur dhe doja të provoja diçka të re”, tha Noah për publikimin.