Kurti: Serbia po rrezikon sigurinë tonë nacionale

Në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin në Bruksel që pati me presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kurti ka deklaruar se pala serbe panevojshëm po e eskalon situatën me veprimeN e saj në fushën e sigurisë në një rikthim te fjalori i tij ku përmend tensionet.

“Jam thellësisht i bindur që pala serbe panevojshëm dhe krejt artificialisht është duke e eskaluar si retorikën ashtu edhe veprimet në fushën e sigurisë. Kjo bashkë me kërcënimet e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës të cilët duan t’i mbështesin vendimet legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si e tillë, kjo përben kërcënim të drejtpërdrejtë si të sigurisë nacionale ashtu edhe të rajonit në tërësi. Këto kërcënim, synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsi në negociata duke e kërcënuar Bashkimin Evropian por edhe SHBA-të me tensionet në të ardhmen’, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka folur edhe për kërcënimet e serbëve për largim nga institucionet e Kosovës.