Ukraina sot, më 24 gusht, shënon 31-vjetorin e pavarësisë, derisa këtë ditë bëhen edhe gjashtë muaj që kur nisi lufta në këtë vend.
Me rastin e shënimit të 31-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës, gazetaret ukrainase të strehuara përkohësisht në Kosovë, do të mbajnë një aksion simbolik në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 14.
Luftën që Rusia e nisi në Ukrainë, e kanë dënuar shumica e vendeve të botës, duke vendosur sanksione ndaj këtij shteti.
Kjo luftë deri tani ka lënë mbi 5 mijë e 237 civilë dhe nëntë mijë ushtarë ukrainas të vrarë, derisa Rusia thuhet se ka mbi 45 mijë ushtarë të vrarë
Bombardimet e vazhdueshme të ushtrisë ruse ndaj shtëpive dhe komuniteteve ukrainase detyruan mbi 11 milionë njerëz të largohen nga vendi.
Që nga fillimi i luftës, OKB-ja ka thënë se mbi 5 mijë e 237 civilë janë vrarë në Ukrainë, ndërkaq janë lënduar mbi 7 mijë të tjerë.
Ukraina në këtë luftë thuhet se ka humbur rreth 9 mijë ushtarë, ndërkaq, sipas zyrtarët perëndimorë, 80 mijë trupa ruse janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i konfliktit.