Behar Shala, zëvendës i shefit të ndërrimit të ekipit të zjarrfikësve është deklaruar për gjeneratorin i cili është djegur pranë ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë.
Ai tha se një nga arsyet që mund të ketë ndodhur kjo për shkak se gjeneratori ka qenë duke prodhur elektricitet në mungesë të energjisë elektrike dhe se nuk është rasti i vetëm që ndodh kjo.
Shala shtoi se e kanë ndalur rrjedhjen e rezervuarit të naftës së këtij gjeneratori.
“Ne mundemi me theksu që lajmi na është dhënë në ora 11:30 minuta te ministria e Infrastrukturës, por gjatë rrugës na është ndryshuar adresa ku jemi tash për momentin. Rreziku më i madh na paraqitet shuë shpesh elektriciteti dhe vet gjeneratorët janë prodhurs të saj, është vështirë me ndalë që është i aktivizuar me ndihmën e disa punëtorëve ne e kyçim. Për momenti kemi rrjedhje të rezervuarit të naftës, e kemi ndalë rrjedhjen dhe presim me ardhë një material”, tha ai para gazetarëve.