Publikohet raporti i fundit i rasteve të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 274 raste të reja me Covid-19.

Sipas njoftimit në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkaq, nga ky virus janë shëruar 255 pacientë.

Derisa numri i rasteve aktive është 3 mijë e 176.