Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar të martën, se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.
Sipas njoftimit, parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Njoftohet se indeksi UV-së do të shënojë vlera mesatare deri të ato të lartat.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 e 17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23 e 28 gradë celsius.
IHMK-ja ka njoftuar të martën, se do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s