Inteligjenca amerikane ka thënë se Rusia është duke rritur përpjekjet për të lansuar sulme të reja kundër infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare në Ukrainë, ka thënë një zyrtar, shkruan Sky News.
“Ne kemi informacione se Rusia është duke rritur përpjekjet për sulme të reja ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë në ditët në vijim. Marrë parasysh rastet e mëhershme, ne jemi të shqetësuar me rrezikun e vazhduar që Rusia shpërfaq ndaj infrastrukturës civile”, tha zyrtari amerikan.
Ai tha se ky paralajmërim bazohet në inteligjencën amerikane.