Gili në një intervistë të fundit, zbuloi më shumë lidhur me jetën e saj private.
Ajo, së bashku me bashkëshortin, Ilir Berani, tani janë bërë vjehërri dhe po ia kalojnë shumë mirë më nusen e tyre.
Gilit, nusja i është bërë si shoqe, si vajzë ku ajo për çdo dalje të saj në publik konsultohet me të për veshjen, grimin dhe flokët.
Këngëtarja është pyetur se a do të dëshironte ta martonte dhe djalin e dytë, ndërkaq ajo prerazi tha jo, pasi mjafton një nuse për momentin.