Dyshja tashmë e popullarizuar, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, pak ditë më parë zbuluan se po prisnin bashkë një fëmijë.
Çiftit, të cilët u komentuan në masë të madhe nga publiku, konfirmuan më në fund lajmin që rrodhi prej kohësh në internet.
E për këtë moderatorja ka bërë sërish një reagim në rrjete sociale, duke falënderuar miqtë dhe ndjekësit për mesazhet që ka marrë.
Ka kaluar nje jave tashme nga dita qe e ndam gezimin tone me ju dhe nuk kam mundur dot tju pergjigjem te gjitheve sepse telefonat tane jane bllokuar nga dashamirsia e mesazheve tuaja!
Kemi nguruar ta ndajme kete lajm por ata qe jane vet prinder tashme mendoj na kane kuptuar pse…megjithate se kemi pritur kete gezim kaq te madh tuajin per kete lajm. Na keni surprizuar e zbukuruar kete moment me dashurine dhe pozitivitetin qe na keni percjell ne cdo lloj menyre.
Me kete cast te lumtur tonin,nga thellesia zemres duam tju falenderojme per cdo fjale te dashur ne urimet tuaja per familjen tone te re,por mbi te gjitha per krijesen tone te cmuar qe mesa duket e dashkan aq shume dhe mezi po e presin bashke me ne.
Kur te rritet do ti tregojme se sa shume njerez jane gezuar e kane qare nga lumturia qe ai/ajo do te vij ne jeten tonë.
Ju perqafojme fort virtualisht te gjithve dhe ju duam, ka shkruar nusja e Kosovës në përshkrimin e fotos.