Jessica Alba është një ndër aktoret më të pëlqyera. Megjithëse gjenetika është kryesisht përgjegjëse për pamjen e saj rinore, aktorja hollivudiane zbuloi më parë për Vogue se ajo gjithashtu ndjek një rregulla të përditshme që nuk i anashkalon kurrë kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës dhe fytyrës.
Ajo e nis rutinën e mëngjesit me stërvitje dhe më pas vendos një maskë. “Unë vendos një maskë në fytyrën time pas stërvitjes, pi kafe dhe të rri me fëmijët. Pas maskës, është radha e një kremi hidratues dhe më pas masazhoj lehtë fytyrën time, që është një këshillë që kam marrë nga një mik korean.
Më pas, aplikoj një krem me bazë uji në sasi të bollshme me ndihmën e një pajisjeje që stimulon qarkullimin. Më pas vjen eksfolimi i buzëve, pas së cilës i lyej me një balsam ushqyes. Hapi i fundit është aplikimi i maskës me xhel në zonën poshtë syve.”, ka rrëfyer ylli me famë botërore.