Komuna e Prishtinës s’ka zgjidhje për qentë endacakë, kërkon ndihmën e qytetarëve për tejkalimin e problemit

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.

Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.

“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenëve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.