Thashethemet vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin për përfundimin e martesës mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi, e cila do të ligjërohet shumë shpejt edhe nga gjykata.
Chanel Totti, vajza e madhe e ish-çiftit VIP, orët e fundit ka shpërndarë një video në Tik Tok, që duket si një mesazh i qartë për këtë situatë, padyshim shumë të vështirë për të dhe vëllezërit.
Ilary Blasi dhe Francesco Totti po ndahen, ky është kryelajmi në Itali, por jo vetëm. Është ende e çuditshme të mendosh kështu, aq më tepër që çifti përballoi 20 vite jetë së bashku, duke u bërë simbol i dashurisë për kaq shumë fansa, me lidhjen dhe martesën e gjatë nga e cila lindën Cristian, Chanel dhe Isabel.
Ndërsa Totti duket se donte një truprojë për Noemi Bocchi-n, “flakën” e re që insiston ta mbajë sekret deri në ndarjen zyrtare nga gruaja e tij, Ilary, Chanel Totti ka vazhduar të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, veçanërisht në Tik Tok, që është pa dyshim platforma e preferuar nga të rinjtë.
16-vjeçarja ka postuar një video mjaft elokuente, e cila duket se ka të bëjë me ndarjen mes prindërve, pa dyshim një dhimbje për të.
Chanel donte t’iu hidhte një sy thashethemeve të vazhdueshme për familjen e saj dhe kjo është padyshim për t’u respektuar, veçanërisht për shpirtin luftarak të vajzës shumë të re që aktualisht ndodhet në Sabaudia me babain e saj Francesco.
Fillimisht u përfol se Chanel ishte mjaft e inatosur me të atin dhe se marrëdhënia mes tyre ishte e krisur, por në realitet e reja është shumë e dashur për të dy prindërit.
Nga një një diskotekë në bregdet, Chanel Totti ndau videon me një këngë në sfond dhe mbishkrimin: “Nuk ka gjë më të bukur se sa të jesh indiferent ndaj asaj që shikon dhe dëgjon, vetëm sepse ti e di sa vlejnë njerëzit”.