Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri me familjen e saj.
Ajo asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë prejardhjen dhe gjithmonë me krenari në mënyra të ndryshme ofron mbështetje për vendin e saj, Kosovën dhe gjithë shqiptarët.
Së fundmi, Dua në shoqërinë e vëllait të saj, Gjinit kanë kënduar këngën e Armend Rexhepagiqit “Shkel”.
Dua e ka postuar videon në Instagram, ku në sfond dëgjohet “Shkel”, gjersa dyshja pa hezitim e këndojnë.
Pas kësa, Lipa publikoi një tjetër video në InstaStory, ku bashkë me shoqërinë dhe familjarët po dëgjonin këngën “E dehun” të Nexhmije Pagarushës.
Së fundmi, Lipa qëndroi në Kosovë, në netët e festivalit Sunny Hill i cili u mbajt më datë 4, 5, 6 dhe 7 gusht në kryeqytet.
Video Player