Krasniqi uron Clintonin në 76-vjetorin e lindjes

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi ka uruar presidentin e 42-të të SHBA-së, Bill Clinton, me rastin e ditëlindjes së tij të 76-të.

Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh se Clintoni do të mbetet lideri me bindje të drejtë, zemër të madhe e miku i përjetshëm i popullit të Kosovës.

“Si popull dhe si shtet, nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin dhe vendosmërinë e presidentit Clinton për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Urime, shëndet dhe jetë të gjatë, President! Jemi me fat që të kemi!”, shkroi Krasniqi