Selena Gomez dhe Tyga, ish i dashuri i modeles Kylie Jenner, duket se janë çifti më i ri i showbizz-it.
Sipas mediave të huaja, dyshja u kapën duke kaluar kohë së bashku, privatisht deri në orët e para të mëngjesit, nga paparacët, në lokalin The Nice Guy, pikë e njohur për të famshmit, në West Hollywood të mërkurën në mëngjes.
Burimet thonë se Selena mbërriti në restorant pak para mesnatës, teksa Tyga ishte tashmë brenda dhe nuk u duk se sigurimi lejoi që dikush tjetër të hynte në klub pasi ata të dy ishin bashkë. Në mënyrë të qartë, ata u lejuan të rrinin jashtë kohës së mbylljes së orës 2 të mëngjesit.