Fifi është njëra ndër këngëtaret më të dashura për publikun, falë projekteve të saj muzikore.
Përtej kësaj ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private.
Qysh nga dalja prej “Big Brother VIP”, Fifi, po shijon lidhjen e saj me Adis Patushin.
Por, teksa gjërat shkonin mirë, një postim i Fifit ka ngritur dyshime për një krisje mes tyre.
Ajo ka shpërndarë në ‘Instastory’, një shkrim të një autori kosovar, i cili shkruan mbi dashurinë dhe personit që të qëndron afër pavarësisht të gjithave, por që në fund potencon se njerëz të tillë egzistojnë rrallë në ditët e sotme.
Fifi ka shpërndarë shkrimin dhe krahas postimit ka ngritur dyshimet e krisjes përmes shkrimit të saj.
“Shumë rrallë e nashta edhe hiq”, ka shkruar Fifi.
Nuk dihet nëse ky postim ka të bëjë me çiftin, apo është thjesht një postim.
Ajo ka treguar shumë shpesh se qysh nga fillimi i lidhjes së saj me Adisin është përballur me kritika të shumta./Lajmi.net/