Një person ka vdekur dhe 483 të tjerë janë infektuar me koronavirus, bëri të ditur më 18 gusht Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 1.598 mostrave, apo 30.22 për qind e testimeve rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Numri i infektimeve është më i ulët krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 783 raste.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1.196 persona. Ndërkaq, raste aktive janë 4.874.
Kosova po vazhdon vaksinimin kundër koronavirusit, pavarësisht se numri i personave që po vaksinohen në baza ditore është i ulët. Autoritetet shëndetësore bën të ditur se vetëm në 24 orët paraprake kanë administruar 45 vaksina kundër koronavirusit.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Nga mosha 18 e sipër, qytetarët mund të vaksinohen me tri doza të vaksinës, ndërkaq ata mbi 60 vjeç dhe personat më të ndjeshëm mund të imunizohen edhe me dozën e katërt.