Është zbuluar së fundmi se Angelina Jolie ka ngritur një padi anonime kundër FBI-së, në të cilën ajo pretendon se është sulmuar nga Brad Pitt në një avion privat.
Aktorja, 47-vjeçare, thuhet se i ka thënë një agjenti të FBI-së se Pitt e ka sulmuar fizikisht dhe verbalisht atë dhe djalin e tyre Maddox në vitin 2016. Ekipi i Brad Pitt-it ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij. Përfaqësuesit e Jolie nuk i kanë mohuar zërat nëse ajo qëndron apo jo pas çështjes, ku emri i paditëses është Jane Doe. Në prill, një gjykatës i qarkut amerikan refuzoi kërkesën për të mbyllur plotësisht padinë duke bërë kështu që kjo çështje të mbetet ende e hapur.
Sipas Puck, avokatët e Jolie paraqitën një version të ndryshuar të ankesës javën e kaluar, duke pyetur pse agjenti i FBI-së dhe shefi i divizionit penal të zyrës së prokurorit të SHBA-së në Los Anxhelos vendosën të mos ndjekin akuzat penale kundër Brad Pitt-it.
Në ankesën e ndryshuar, Jolie thotë se ajo mësoi për padinë pasi paraqiti në mënyrë anonime një kërkesë për lirinë e informacionit për dokumente të lidhura me hetimin federal të Pitt, nga i cili u divorcua në vitin 2019.