Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për publikun.
Kjo pasi ajo prej vitesh është shpërngulur në Zelandën e Re me bashkëshortin dhe djalin e saj, ku kanë nisur një jetë të re së bashku atje.
Megjithatë këngëtarja e mban lidhjen e saj me fansat të fortë përmes rrjeteve sociale, ku shpesh publikon fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, ajo u ka treguar ndjekësve në Twitter se ka nisur një kurs vallëzimi, pasi ka publikuar imazhe nga realizimi i një koreografie në një sallë kërcimi.
Nën ngjyrat e kuqe, Luma është shfaqur në video duke bërë disa lëvizje provokuese, ndërsa ka vënë në plan të parë linjat e saj të trupit.