Szuynyog: Kosova e ka vendin në BE, marrëdhëniet tona do të thellohen

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur aktivitetin e zyrës së BE-së në Kosovë, duke shprehur mirënjohje për mediet kosovare.

“Sot në mbrëmje Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, mirëpriti dhe falënderoi mediat e Kosovës dhe përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe Zyrës së EULEX në Kosovë, të cilët na u bashkuan sonte në mbledhje joformale verore” u shpreh Szuynyog.

Tutje ai shtoi se ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime për një mori temash dhe zhvillimesh relevante për Kosovën dhe rajonin.

Më tej ambasadori I BE-së bëri të ditur se BE mbetet partneri i besueshëm I Kosovës, ofruesi më i madh i ndihmës financiare, dhe partneri më i madh tregtar.

“Kosova e ka vendin në BE, kurse marrëdhëniet tona vetëm sa do të vazhdojnë të rriten e thellohen”- thuhet në postimin në Facebook.