Kendall Jenner tregon figurën e saj të përsosur të trupit, ndërsa relaksohet me qenin e saj

Kendall Jenner ishte vajza perfektë teksa pozoi për markën e saj të tekilës “818” të martën.
Modelja ndau me ndjekësit një seri fotografish provokuese në Instagram teksa merrte rreze dielli, e veshur me bikini të vogla ngjyrë kafe.

Kendall, 26 vjeçe, shfaqi fizikun e saj në rroba banje të imëta teksa rrinte me qepin e saj të dashur, shkruan DailyMail.

Kendall përndryshe është duke vazhduar të shijojë verën e saj argëtuese.

Ylli u relaksua mbi një peshqir me shirita dhe një kapele bejsbolli që mbulonte fytyrën e saj, duke i kushtuar gjithë vëmendjen figurës së saj trupore.

Ajo përkëdheli qenin e saj Doberman Pinscher, i cili ishte shtrirë pranë saj. Ndërsa modelja shpesh publikon fotografi me qenushin e saj në Instagram, ajo kurrë nuk ka zbuluar një emër për kafshën.

Një shishe e tekilës nga marka e saj “818” ishte pranë saj, dhe ajo e etiketoi markën në postimin e saj.

Në janar, “818” u emërua zyrtarisht marka e re e pijeve alkoolike numër një e prezantuar në vitin 2021.

Në shtatë muajt e parë të fillimit të saj, “818” gjeneruan shitje me mbi 1.5 milion shishe tekila.

Jenner është vetëm një nga personazhet e njohur që ka hyrë në tregun e nxehtë të tekilës. Të tjerë janë: George Clooney dhe Rande Gerber me “Casamigos”, The Rock me “Teremana” dhe Mark Wahlberg me “Flecha Azul”.

Vitin e kaluar ajo tha për Forbes: “Më intrigoi tekila sepse prindërit e mi e donin vërtet atë. Ishte festë në shtëpinë tonë. Kur u rrita, fillova të eksploroja hapësirën… Dhe gjithmonë provoja varietete të gjera tekilash”.

Dhe ajo shtoi: “Duke ardhur nga një familje kaq e dominuar nga femrat, të gjitha motrat e mia kanë bizneset e tyre. Unë jam frymëzuar vërtet nga kjo gjatë gjithë jetës sime”.

“Gjithmonë i shikoja motrat e mia të bënin gjërat e tyre dhe të kishin partneritetet dhe bizneset e tyre… kështu që ka qenë gjithmonë shumë e drejtuar nga femrat dhe sipërmarrëse në familjen time. Kjo ka qenë vërtet frymëzuese për mua”.

Modelja 25-vjeçare është përballur më parë me reagime të kundërta mes pretendimeve për përvetësim kulturor. /Telegrafi/