Vite me radhë pjesë e televizionit,Fëllënza Çitaku,një moderatore me të vërtet simpatike,e zonja dhe shumë e dashur për publikun.
Ajo nisi si moderatore në Koha Vizion,ku ishte aty si moderatore e disa emisioneve,pastaj kaloi në Radio Televizionin e Kosovës,e buzëqeshur dhe gjithmonë e gatshme për të sjellë projekte të mira televizive,ajo në asnjë moment nuk u ndal,vetëm e vetëm që shikuesit të ndjehen shkëlqyeshëm me emisionet që ajo ka drejtuar dhe drejton.
Tash e një kohë përqëndrimi kryesor i saj është tek emisioni i mengjesit”Mirmengjesi Kosovë”,një emision interesant me telefonata direkte dhe të ftuar të ndryshëm,me tema të ndryshme dhe interesante.
Realisht një gjë që duhet thënë është se moderatoret e zonja dhe të suksesshme si Fëllënza,secili medium do’t dëshironte t’i kishte në mesin e tyre.