Lidhja dhe martesa Adelina Tahirit me biznesmenin Seriozha Markov u komentua e stër-komentua në media, për disa arsye, diferenca e çifit në moshë por edhe kombësia e Markov.
Megjithatë një gjë e tillë nuk ndikoi në marrëdhënien e tyre, këngëtarja Tahiri dhe biznesmeni Markov jetojnë të lumtur bashkë me djalin e tyre Jonin.
Por ato zënkat e vogla që çdo çifti i përjeton janë prezente edhe në lidhjen e tyre.
Këtë e pohoi vetë Adelina gjatë një bashkëbisedimi me fansat e saj në Instastrory.
“Unë nuk besoj se ekziston një bashkëshortësi pa zënka! Zihemi edhe ne po na kalon shpejt sepse s’mundemi pa njëri-tjetrin, kjo është dashuri. P.S Gjithmonë zihemi për gjëra kot. “, tha ajo.