38 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar, përfshirë edhe një foshnjë

38 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Sipas njoftimit, Klinika Infektive ka 10 pacientë dhe një nga ta gjendet në mjekim intensiv me oksigjenoterapi.

Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk pacientë të infektuar. Në Klinikën e Pediatrisë janë duke u trajtuar katër pacientë, në atë të Neonatologjisë një foshnjë, në Mjekimin Intensiv Qendror janë dy raste të intubuara.

Spitali i Gjakovës ka gjashtë pacientë, ai i Prizrenit katër pacientë. Në Spitalin e Pejës po trajtohen tetë pacientë dhe në atë të Gjilanit tre pacientë.