Princi Harry dhe Meghan Markle do të udhëtojnë sërish drejt Britanisë

Princ Harry dhe Meghan Markle do të vizitojnë sërish Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.

41-vjeçarja e cila është një nga këshilltaret e “One Young World” do të mbajë një fjalim kryesor, në ceremoninë e hapjes së samitit.

Pas udhëtimit të tyre në Mançester, thuhet se çifti do të marrin gjithashtu pjesë në eventin për lojërat Invictus në Gjermani.

Kujtojmë se hera e fundit që dyshja udhëtuan drejt Britanisë së Madhe ishte për festimet e Jubileut të Platinumit, të mbajtura në Qershor.