Partia e Ashkalive të Kosovës, ka pezulluar të gjitha aktivitetet e saja politike dhe fajin për këtë po ia lë kryetarit Hetem Arifi.
Sekretari i deritanishëm i kësaj partie, Qazim Rrahmani, ka dorëzuar në KQZ, aplikimin për shuarjen e partisë, me ç’rast tha për Ekonomia Online se dega në Gjakovë dhe Ferizaj, janë larguar gjithashtu.
Ai tha se që nga 31 korriku, asnjë person nuk ka legjizimitet në parti.