Ajo dokumenton një pjesë të madhe të jetës së saj në rrjetet sociale.
Dhe të hënën, Dua Lipa, 26-vjeçare, u shfaq tërësisht pa grim me një palë bikini blu ndërsa shihej duke ngrënë shalqi me piper.
Këngëtarja e “New Rules” ka postuar një video në InstaStory, ku shfaq linjat trupore dhe po shijonte shijen e veçantë.
Foto: Screenshot/Instagram
Videoja e shkurtër tregon Duan duke i vënë erëza të përziera shalqirit përpara se të shikonte kamerën
Kjo video e Lipës vjen pak ditë pasi një fans i propozoi gjatë një koncerti në kuadër të “Future Nostalgia”.
Foto: Screenshot/Instagram
Ajo shihej në një video ndërkohë që po performonte një fans kishte veshur një triko që shkruante: “A do të martohesh me mua?”.
Krijuesja e hitit “Levitating” e refuzoi në një mënyrë të ëmbël duke i thënë se nuk mund të martohet me të, por që do t’ia dedikojë një këngë.
Foto: Screenshot/Instagram
Artistja javë më parë ka qenë edhe në Kosovë për shkak te festivalit “Sunny Hill”, që organizohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa.
E njëjta performoi në natën e parë të festivalit, i cili pritet të mbahet edhe në Tiranë.