Modelja shqiptare, Oriola Marashi, po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut.
Ajo ka nënshkruar me marka të ndryshme, ku së fundi është bërë imazhi i brendit ‘Guess’,.
Modelja ka marr vëmendje me paraqitjen e saj në fotot e fundit, ku pas saj ndodhen billboardet ku në to shihet ajo duke reklamuar veshjet e markës ‘Guess’.
Pas këtij suksesi të saj ajo ka reaguar përmes rrjetit të saj social ‘Instagram’.
“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”, u shpreh Marashi.
“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”, ka shkruar më tej ajo./IndeksOnline/